21/03/2018
Me datën 20 Mars 2018 Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizoi debatin e radhë me nxënësit e shkollave të mesme në Komunën e Mitrovicës në kuadër të projektit “Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të të rinjëve dhe komunitetit” i cili përkrahet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.
Nxënësit u informuan rreth metodave të debatit formal, të cilat më pastaj i aplikuan në trajtimin e temave të ndryshme. Përmes aktiviteteve të tilla ne synojmë që të rinjët të jenë të angazhuar në platformat për mendimin dhe zhvillimin kritik mbi fenomenet e ndryshme të cilat ata mund të ballafaqohen në komunitetin e tyre.
Ky aktivitet mblodhi rreth 30 nxënës të cilët paraqitën sfidat e tyre në shkollë dhe shoqëri dhe na ofruan rekomandimet e tyre se si ti qasemi problemit në mënyrë të mirëfilltë dhe cilat janë nevojat e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm akademik dhe profesional.