3/03/2017
Policia e Kosovës në Komunën e Podujevës sot më 3 Shkurt 2017, mbajti takim me nxënësit në shkollës së mesme “Isa Boletini” për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Në këtë ligjëratë të ftuar ishin Kryetari i Komunës së Podujevës - Z.Agim Veliu, Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme - Z. Valdet Hoxha, Drejtoria Kundër Terrorizmit - Z. Blerim Rama, Bashkësia Islame e - Z.Bekim Jasharaj ndërsa e ftuar nga QKSS ishte Vesë Kelmendi.
Këto ligjerata do të vazhdojnë në të gjitha shkollat e mesme të Podujevës dhe kanë për qëllim të trajtojnë shkaqet dhe pasojat që shpien në ekstremizëm të dhunshëm dhe përfshirjen e të rinjëve në aktivitete kulturore dhe sportive.