SFIDAT E SIGURISË PËR EVROPËN

24/11/2017

SFIDAT E SIGURISË PËR EVROPËN

Drejtori Ekzekutiv i QKSS-së, Dr. Florian Qehaja, po merr pjesë në konferencën vjetore: Sfidat e sigurisë për Evropën, e organizuar nga RACVIAC-Qendra për Bashkëpunim të sigurisë dhe Zyra Konrad Adenauer Stiftung ne Zagreb, Kroaci.

Qëllimi i konferencës është të shqyrtojë nga pikëpamja gjeopolitike sfidat dhe kërcënimet aktuale dhe të ardhshme të sigurisë, kryesisht për vendet e Evropës Juglindore. Poashtu, përmes kësaj konference synohet që të diskutohet edhe potencialin për t'i parandaluar këto kërcënime, duke pasur parasysh vlerësimet ekzistuese të sigurisë të NATO-s dhe politikat e sigurisë së Bashkimit Evropian.

Dr. Florian Qehaja foli në panelin e dytë “Sfidat e terrorizmit: Origjina dhe Ndikimi”, ku krahas njohësve rajonal të kësaj fushe diskutoi rreth ekstremizmit të dhunshëm si sfidë e sigurisë dhe ndajti me të pranishmit përvojën e Kosovës dhe nevojën për bashkëpunim rajonal në parandalimin luftimin e kësaj sfide.