SEKRETARI I QKSS-SË MERR PJESË NË KONFERENCËN PËR MENAXHERËT E THINK TANK NË BALLKANIN PERËNDIMOR

21/02/2017

SEKRETARI I QKSS-SË MERR PJESË NË KONFERENCËN PËR MENAXHERËT E THINK TANK NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Hulumtues i lartë dhe Sekretari i QKSS-së, Mentor Vrajolli është duke marrë pjesë në Konferencën e Dytë për Menaxherët e Think Tank në Ballkanin Perëndimor, me titull “Në mes të Mbijetimit dhe Zhvillimit: Sfidat dhe Perspektvat në Ballkanin Perëndimor” e organizuar në Vienë, ku formalisht ka filluar me 20 Shkurt 2017. Këto tri ditë të konferencës janë vazhdim i Konferencës së Parë për Menagjerat e Think Tank në Ballkanin Perëndimor e organizuar në Sarajevë gjatë Nëntorit të 2015.

Qëllimi i kësaj konference është diskutimi i mjedisit të tanishëm të Think Tankave në Ballkanin Perëndimor. Më saktësisht, duke pasur parasysh kombinimin e sfidave dhe mundësive globale dhe rajonale, dhe për të eksploruar potencialin për një të ardhme më me ndikim në sektorin e hulumtimit të politikave në rajon dhe më gjerë.

Si e tillë, edhe pse debati do të prekë mbi trendet relevante në sektorin e sigurisë në përgjithësi, kjo konferencë në mënyrë të vendosur fokusohet në kontekstin e Ballkanit Perëndimor, duke eksploruar thellë në sfida dhe mundësi, ku mund të ndikoje industria e think tank në rajon në kohën e tashme dhe në të ardhmen e afërme.

Për këtë arsyje, pytjet kyçe qe konferenca po kërkon përgjigje janë: Think tanks në Ballkan, a kanë atë që duhet të zhvillohet dhe të lulëzojë në ndryshime me shpejtësi dhe në kontekstin potencialisht armiqësor? Si munden think tanket të tejkalojnë sfidat që ballafaqohen në mënyrë që të krijojnë modele të qëndrueshme bisnesi, të arrijnë qëllim dhe t’i qëndrojnë besnik misionit të tyre?

Konferenca është organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur OSIFE në bashkëpunim me Institutin Analitika nga Bosnja dhe Hercegovina, ku po marrin pjesë më shumë se 70 Drejtorë dhe Menagjera të lartë nga Ballkani Perëndimor, Unioni Europian dhe gjithashtu edhe nga shtetet lindore te Europës si Ukraina dhe Gjeorgjia. Ajo gjithashtu përfshin edhe prezantime disa nga personalitetet më të njohura të think tank dhe ekspertë për të siguruar mundësi të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit për të rritur edhe më tej njohuritë dhe rrjetin e tyre në lidhje me think tank në këtë kontekst rajonal dhe gjithashtu edhe kontekstin e Europës me gjerë.