RRITJA E BESUESHMËRISË DHE DIALOGUT NË MES TË KOMUNITETIT TË LEPOSAVICIT DHE INSTITUCIONEVE TË ZBATIMIT TË LIGJIT NË KOSOVË

24/01/2019

RRITJA E BESUESHMËRISË DHE DIALOGUT NË MES TË KOMUNITETIT TË LEPOSAVICIT DHE INSTITUCIONEVE TË ZBATIMIT TË LIGJIT NË KOSOVË

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë me 24 Janar 2019, në bashkëpunim me organizatën Humani Centar nga Mitrovica, organizuan tryezën e radhës me komunitetin e Leposavic me titull “Rritja e besueshmërisë dhe dialogut në mes të komunitetit të Leposavicit dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë”.

Në këtë takim morrën pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës nga stacioni i Leposavicit, përfaqësues të këshillave lokal për siguri dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe serb të komunës së Leposavicit. Pjesëmarrësit deklaruan që bashkëpunimi mes qytetarëve dhe policisë në komunën e Leposavicit është i mirë, megjithatë mungesa e besimit karshi Policisë së Kosovës vjen si pasojë e mungesës së kapaciteteve me të cilat policia përballet në këtë komunë. Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit në mes të institucioneve të zbatimit të ligjit, shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale dhe ofrimi i trajnimeve shtesë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës si hapa të  rëndësishëm për rritjen e besimit në Policinë e Kosovës.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit"Rritja e besueshmërisë dhe dialogu ndërmjet komuniteteve joshumicë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë i cili mbështetet nga Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI).