ROLI I SHQIPËRISË NË RAJON - DISKUTIM ME MINISTRIN PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME E SHQIPËRISË, Z. DITMIR BUSHATI

17/09/2018

ROLI I SHQIPËRISË NË RAJON - DISKUTIM ME MINISTRIN PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME E SHQIPËRISË, Z. DITMIR BUSHATI

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) me datën 14 shtator 2018 ka organizuar një bashkëbisedim diskutim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, z. Ditmir Bushati.

Bashkëbisedimi kishte në fokus rolin e Shqipërisë në rajon mbi zhvillimet e fundit dhe rolin e saj në krijimin e stabilitetit politik dhe institucional. Z. Bushati theksoi qëndrimet e shtetit Shqiptar rreth zhvillimeve të fundit, sidomos në raport me Kosovën dhe shprehi gatishmërinë e tyre për përfshirje në proceset të cilat sigurojnë stabilitet në rajon. Gjatë diskutimit u fol edhe për rrugën e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së dhe nevojën për bashkëpunim dhe standardizim të procesit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në shërbim të procesit të integrimit. U bë një përmbledhje e shkurtër e fushave në të cilat ka mundësi dhe nevojë për bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.

Ky takim mblodhi përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, përfaqësues të misioneve diplomatike në vend dhe të shoqërisë civile, të cilët kontribuuan në diskutim duke i dhënë pikëpamjet e tyre rreth rolit të Shqipërisë në rajon.