5/07/2018
Hulmtuesja QKSS-së, Donika Marku ishte pjesë e aktivitetit të organizuar nga Rrjeti Think Net i Ballkanit Juglindor, me 4 korrik 2018, në Shkup
Si pjesë të punës së këtij rrjeti, Marku paraqiti dokumentin e politikave "Rimendimi i sigurisë: Ballkani Perëndimor si ofrues i sigurisë", bashkëshkruar me Donika Emini, hulumtuese në QKSS. I themeluar në mars të 2018 me ndihmën e Fondit Evropian për Ballkanin, SEE Think Net Network përfshinë think tanket, organizatat e shoqërisë civile dhe individët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kroacisë dhe Sllovenisë. Qëllimi i këtij rrjeti është që të ndikojë në procesin e hartimit të politikave në fushat e mbuluara nga Procesi i Berlinit. Poashtu, aktualisht puna dhe qëllimi i këtij rrjeti është më i shtuar se kurrë në sajë të Samitit të ardhshëm të Londrës për udhëheqjen e 6 vendeve të Ballkanit Perendimor.