REFLEKTIMI I LUFTËS SIRIANE DHE FENOMENI ISIL NË TURQI DHE NË BALLKAN

11/06/2015

REFLEKTIMI I LUFTËS SIRIANE DHE FENOMENI ISIL NË TURQI DHE NË BALLKAN

Hulumtuesi i QKSS-së, Skender Perteshi është duke marrur pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni për Hulumtime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara, Turqi.

Qëllimi i këtiij takimi është që të bëjë bashkë përfaqësues nga Think Tank-ët  nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia ku do të diskutohet gjendja e tanishme politike me të cilën po përballet Ballkani dhe Turqia. Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të takohen me zyrtarët nga institucionet qeveritare, si dhe të njoftohen nga afër me zbatimin e politikës së jashtme të Turqisë.

I ftuar si panelist, Skenderi do të mbajë një prezentim me temën: "Reflektimi i Luftës Siriane dhe fenomeni ISIL në Turqi dhe në Ballkan", ku do të prezentojë gjetjet nga raporti i fundit i QKSS-së që prek po të njejtën temë.