QYTETARËT DHE MARRËVESHJET E DIALOGUT TEKNIK KOSOVË SERBI

3/12/2019

QYTETARËT DHE MARRËVESHJET E DIALOGUT TEKNIK KOSOVË SERBI

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) me 3 dhjetor, mbajti një tryezë diskutimi me qytetarë në qytetin e Gjilanit. Në këtë tryezë u diskutua për perspektivat dhe rezultatet pozitive nga zbatimi i marrëveshjeve të dialogut teknik Kosovë-Serbi. Paneli përfshinte Z. Arbër Ismajli, Nënkryetarin e Komunës së Komunës së Gjilanit, Znj. Jovana Radosavljević, Drejtoreshë Ekzekutive e Nismës së Re Sociale dhe Z. Allen Meta nga D4D. Panelistët shpalosën njohuritë dhe mendimet e tyre rreth zbatueshmërisë dhe perspektivave të këtyre marrëveshjeve, secili nga sfera e cila vijnë.

Kjo tryezë e diskutimit u dha mundësinë pjesëmarrësve që të diskutojnë me panelistët lidhur me marrëveshjet që kanë dal nga Dialogu teknik, të bëjnë pyetje si dhe të shprehin mendimet e tyre rreth të ardhmes së këtij procesi tejet të rëndësishëm për Kosovën. Të pranishëm ishin mbi 40 pjesëmarrës- ndër ta studentët, hulumtues, përfaqsues nga organizatat e shoqërisë civile, mësimdhënës si dhe zyrtarë komunal.

Qytetarët u shprehën se mungesa e transparenës së Qeverisë rreth këtij dialogu ka ndikuar direkt në mosinformimin e tyre rreth marrëveshjeve të arritura nga të cilat ata mund të përfitojnë. Po ashtu, ata falenderuan QKSS-në që u dha mundësi atyre të informohen më shumë rreth këtij procesi si dhe të flasin rreth ndrojtjeve që kanë për këtë proces.