QKSS zhvillon diskutim mbi sigurinë në shkolla në Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë

22/05/2026

QKSS zhvillon diskutim mbi sigurinë në shkolla në Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) zhvilloi diskutimin e radhës në Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë, në kuadër të projektit “Brezi i rrezikuar: Trajtimi i kriminalitetit tek të rinjtë dhe siguria në shkolla përmes hulumtimit dhe reformimit të bazuar në evidenca”.

Diskutimi u mbështet në gjetjet e pyetësorit të realizuar me nxënësit e shkollës, ku u evidentuan disa prej sfidave kryesore që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve në mjediset shkollore.

Gjetjet tregojnë se nxënësit ndihen përgjithësisht të sigurt brenda klasës dhe korridoreve të shkollës, ndërsa pasiguria shfaqet më shumë në hapësirat përreth shkollës dhe në tualete. Konfliktet e nisura në rrjetet sociale dhe presioni nga bashkëmoshatarët u identifikuan si disa nga faktorët që ndikojnë në klimën e sigurisë në shkollë.

Po ashtu, gjetjet tregojnë nevojën për më shumë mbështetje psikologjike, mbikëqyrje nga të rriturit, aktivitete ndërgjegjësuese dhe mekanizma më të besueshëm raportimi për nxënësit.

Këto aktivitete kontribuojnë në hartimin e rekomandimeve të bazuara në evidenca, me qëllim krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës për të rinjtë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Brezi i rrezikuar: Trajtimi i kriminalitetit tek të rinjtë dhe siguria në shkolla përmes hulumtimit dhe reformimit të bazuar në evidenca”, zbatuar nga QKSS në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), me mbështetje nga Open Society Foundations – Western Balkans.