QKSS NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN ME FONDIN KANADEZ PËR INICIATIVA LOKALE

14/08/2018

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), të premten, më 10 gusht 2018 ka nënshkruar marrëveshjen si përfituese e projektit te financuar nga Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) 2018-2019.

Projekti "Rritja e besueshmërisë dhe dialogut në mes të komuniteteve joshumicë të Kosovës dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë", nënshkruar nga QKSS dhe Ambasadori i Kanadasë në Kroaci, synon fuqizimin e komunikimit ndërmjet komuniteteve dhe Policisë së Kosovës në katër komunat veriore të Kosovës.

Projekti do të zbatohet në komunën e Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe do të adresojë dy prioritete tematike të CFLI, siç janë: Qeverisja gjithëpërfshirëse, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit dhe Paqen dhe sigurinë, me fokus në konflikt parandalimin dhe ndërtimin e paqes.