PUNËTORI: “KOMPANITË PRIVATE TË SIGURISË NË BALLKANIN PERËNDIMOR”

24/04/2015

PUNËTORI: “KOMPANITË PRIVATE TË SIGURISË NË BALLKANIN PERËNDIMOR”

QKSS ka organizuar punëtorinë e tretë në kuadër të një projekti tre vjeçar për "Kompanitë Private të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor" financuar nga Fondacioni Zviceran Kombëtar i Shkencës (SNSF), ky projekt udhëhiqet nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF). Ky projekt bashkon hulumtuesit nga DCAF dhe katër organizatat partnere në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore për të zhvilluar rezultatet e hulumtimit mbi kompanitë private të sigurimit (KPS) në Shqipëri, Bullgari, Kosovë dhe Serbi. Organizatat tjera të përfshira në projekt janë Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendrën për Studimin e Demokracisë (CSD). Ekipi i QKSS për këtë projekt është I përbërë nga Mentor Vrajolli dhe Donika Emini.

Partnerët e projektit u mblodhën në Prishtinë për të diskutuar zhvillimin e projektit, sfidat e përbashkëta në procedimin me ofrimin e rezultateve të para, dhe zgijdhjen për ti kapërcyer sfidat eventuale. Gjithashtu ekipi ka diskutuara përmbajtjen e produktit të tretë - draft konceptin e produktit të tretë në kuadër të këtij projekti. Në veçanti qëllimi dhe formatin e studimit, dhe të bie dakord në qasjen në këtë hulumtim. Grupi ka identifikuar incidente të mundshme që mund të hulumtohen më tej në rastet studimore në mënyrë që më pas ti zhvillojë edhe më tutje këto tema.

Të ftuar në këtë punëtori ka qenë edhe Z. Ekrem Dreshaj - Drejtor Ekzekutiv i Delta Security të ofrojë informacion të dorës së parë, ekspertizë praktike mbi çështjet që lidhen me sektorin privat të sigurisë në rajon. Vështrim historik i sektorit privat të sigurisë në mandatin e KPS-ve, sfidat rreth KPS-të Duke përfshirë kuadrin ligjor, prokurimit publik, prapavijë profesionale të personelit të KPS-ve në Kosovë dhe të drejtat e njeriut kanë qenë pjesë e prezantimit të tij. Përveç kësaj, Z. Jess Damewood - Ish Polic Ndërkombëtarë Civil, Blackwater USA ka ndarë përvojën e tij në sektorin privat të sigurisë.

Një pjesë integrale e kësaj punëtorie kanë qenë diskutimet mbi strategjinë e komunikimit për këtë projekt. Të ftuar për të ndarë përvojën e tij ishte Radomir Cvetkovic, zyrtar për komunikim nga BCSP. Z. Cvetkovic dhënë këshilla për strategjinë e komunikimit në bazë të resteve të studimit. Pjesëmarrësit janë të pajisur me ide konkrete për strategji komunikimi. Ky sesion është ndjekur nga diskutime dhe grupe të punës me qëllim që ti identifikojnë grupet e targetuara.

Punëtoria e ardhshme në kuadër të këtij projekti pritet të mbahet në Beograd, i përcjellur nga një panel diskutimi në Forumin e Beogradit të Sigurisë 2015 (BSF2015).