PRAKTIKAT MË TË MIRA DHE MËSIMET E MARRA NË MENAXHIMIN E KONFLIKTIT: NATO, OSBE, EU DHE SHOQËRIA CIVILE

10/06/2015

PRAKTIKAT MË TË MIRA DHE MËSIMET E MARRA NË MENAXHIMIN E KONFLIKTIT: NATO, OSBE, EU DHE SHOQËRIA CIVILE

Abit Hoxha, hulumtues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë po merr pjesë në Forumin për Hulumtime të Avancuara për të diskutuar: "Praktikat më të mira dhe mësimet e marra në Menaxhimin e Konfliktit: NATO, OSBE, EU dhe Shoqëria Civile" në Bratisllave, Republika e Sllovakisë.

Në këtë rast, ai edhe po bën prezantimin me temën: "Identifikimi i mësimeve dhe praktikave më të mira" ku do të flasë për bashkëpunimin dhe kordinimin në menaxhimin e konfliktit duke tërhequr paralele nga Kosova dhe regjioni. Forumi për Hulumtime të Avancuara është organizuar nga Asociacioni Sllovak për Politikë të Jashtme dhe financuar nga Programi i NATO për Paqe për Shkencë dhe Siguri.