26/11/2019
Ekipi i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), më 26 nëntor 2019, në zyret e saj ka mbajtur trajnim të brendshëm për komunikim, ku në fokus ishte përdorimi i rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter për të komunikuar mesazhet.
Qëllimi i trajnimit ishte që të nidhmojë Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) rreth përdorimit më të mirë dhe efikas të rrjeteve sociale si dhe t'i ndihmojë ato në krijimin e një audience më të gjerë gjatë publikimit të raporteve, ngjarjeve dhe tryezave duke ndjekur udhëzimet dhe veglat e duhura për arritjen e rezultateve sa më efikase.
Ky trajnim u mbajt nga Z, Diell Grazhdani dhe u facilitua nga Platforma CIVIKOS.