9/03/2017
Më 9 Mars, 2017, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka organizuar konferencën e radhës me akterët relevant të Komunës së Skenderajit, në kuadër të projektit “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, i mbështetur nga Departamenti Amerikan i shtetit me mbikëqyrje nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Të ftuar në këtë panel ishin:
z. Ismet Saliu- Kryesues i kuvendit komunal në Skenderaj
z. Nexhmedin Maksuti- Kryeimam i Komunës së Skenderajit
z. Basri Durmishi- Komandant i Policisë në Skenderaj
Ky panel u moderua nga z. Mentor Vrajolli, Sekretar dhe Hulumtues i lartë në QKSS.
Të ftuar si pjesëmarrës në konferencë ishin mediat, drejtorë komunal, drejtorë të shkollave, kryesues të BIK-ut, Policia e Kosovës si dhe akterë tjerë relevant.
Në këtë konferencë u diskutua për rreziqet, shkaqet dhe pasojat e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, si dhe për sfidat në parandalimin e këtij fenomeni.
Ky event u vlerësua si shumë i rëndësishëm dhe i mirëpritur nga të pranishmit si dhe u theksua nevoja për vazhdimin e organizimit te këtyre debateve.