26/04/2017
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, sot, më 26 prill 2017, ka organizuar një konferencë në Komunën e Ferizajit si pjesë e projektit “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë” të mbështetur Departamenti Amerikan i shteti me mbikëqyrje nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Panelistë në këtë konferencë ishin:
Z. Muharrem Svarqa – Kryetar i Komunës së Ferizaj
Z. Bujar Hasani – Përfaqësues i Bashkësisë Islame në Ferizaj
Z. Ilmi Rexhepi – Përfaqësues nga Bashkësia Islame në Ferizaj
Z. Xhavit Xhokli – Zv.Komandant i Policisë në Ferizaj
Ky panel u moderua nga Skender Perteshi - Hulumtues në QKSS
Audienca e kësaj konference ishte e përbërë nga akterët komunalë, kryetarët dhe përfaqësues të fshatrave të komunës së Ferizaj, gjithashtu organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të Këshillit Rinor në Ferizaj si dhe përfaqësues të mediave. Ata diskutuan mbi problemin e ekstremizmit të dhunshëm dhe mënyrat se si komuniteti në Komunën e Ferizajit mund të përfshihet në parandalimin e këtij fenomeni.
Përfaqësuesit e fshatërave prezantuan sfidat dhe problemet me të cilat përballet komuniteti si dhe dhanë rekomandime specifike për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Gjithashtu e vlerësuan rolin e kësaj konference dhe theksuan rëndësine e organizimit të ngjarjeve të tilla në mënyrë të informimit rreth fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm. Për më tepër, u theksua nevoja për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë si dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis autoriteteve shtëtërore dhe qytetarëve në luftimin e këtij fenomeni.