20/01/2017
Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me titull “Paqe-ndërtimit në Kosovë: transformimi i kushteve të konfliktit për paqe të qëndrueshme”. Kjo tryezë diskutimi u organizua nga Kolegji UBT Kosovë.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte që panelistët e ftuar të diskutojnë për paqendërtimin me fokus të veçantë në rastin e Kosovës. Krahas diskutimit në panel, gjatë kësaj tryeze UBT promovoi publikimin më të fundit, “Paqendërtimi Liberal: Përmbledhje pedagogjike e debateve akademike dhe literaturës mbi paqendërtimin”
Panelistë prezent në këtë tryezë ishin:
• Prof. Edmond Hajrizi, rektor i UBT-së
• Prof. Besa Luzha, Koordinatore e Programit në Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina
• Prof. Behlul Beqaj profesor në UBT
• Z. Ramadan Ilazi, autor i librit
Prezantimi i hulumtuesës së QKSS-së u fokusua në kërcënimet, rreziqet e jashtme ndaj Kosovës, me theks të vëçantë në dialogun me Serbinë – në kontekst të bashkëpunimit rajonal. Përveç të tjerash, prezantimi u fokusua në të dhënat e Barometrit Kosovar të Sigurisë me theks të veçantë në përceptimet për dialogun me Serbinë. Në këtë linjë, u theksua se është shumë ë rëndësishme që të hartohet një udhërrëfyes për dialog me kushte me Serbinë, si dhe nevojën për të ri-konsideruar qëndrimet e Kosovës në këtë proces.