“LUFTIMI I EKSTREMZIMIT TË DHUNSHËM NË KOSOVË- PËRFSHIRJA E QYTETARËVE NË PARANDALIM”

24/11/2015

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë po vazhdon me organizimin e tryezave të diskutimit në drejtim të vetëdijësimit të qytetarëve kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, si dhe në drejtim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Tryeza e titulluar: “Luftimi i ekstremzimit të dhunshëm në Kosovë - involvimi i qytetarëve në parandalim” pati për qëllim ngritjen e vetëdijësimit të qytetarëve rreth pasojave të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, si dhe koordinimi i aktiviteteve të instituciomeve shtetërore, mediave, komunitetit musliman në Kosovë në nivel qëndror dhe lokal në drejtim të parandalimit të këtij fenomeni. Në këtë takim u vlerësua se ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë, është një rrezik prezent, dhe se institucionet duhet të ngrisin nivelin e sigurisë, dhe të shtojnë aktivitetet në drejtim të parandalimit. Poashtu, u vlerësua se roli i BIK-ut dhe komunitetit musliman në Kosovë është shumë i rëndësishëm për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë.

Në këtë takim janë ndarë disa nga të gjeturat e analizës së fundit të QKSS, rreth kundërpërgjigjes ndaj propagandës së grupeve esktremiste.  Ky takim kishte për qëllim që të mbledhë së bashku përfaqësues nga: Komuna e Podujevës, Bashkësia Islame, Policia e Kosovës, Qeveria e Kosovës, shoqëri civile, media, si dhe prezenca ndërkombetare në Kosovë. QKSS do të vazhdoj me organizimin e tryezave tjera nëpër të gjitha komunat e Kosovës, me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.