LANSIMI I UDHËZUESIT PËR GAZETARË: EKSTREMIZMI I DHUNSHËM – DEFINICIONI DHE TERMINOLOGJI

24/05/2018

LANSIMI I UDHËZUESIT PËR GAZETARË: EKSTREMIZMI I DHUNSHËM – DEFINICIONI DHE TERMINOLOGJI

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në kuadër të projektit: "Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm përmes komunikimit" i cili mbështetet nga Ambasadës Amerikanë në Prishtinë, sot me 24 Maj 2018 bëri lansimin e doracakut për mediat vendore “Udhëzues për gazetarë: Ekstremizmi i Dhunshëm – Definicioni dhe Terminologjia”.

Doracaku ofron rekomandime mbi mënyrat e raportimit të mediave për çështjet që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm. Përveç të tjerash raporti përmban interpretime të mbi 50 terminologjive që janë identifikuar si më të përdorurat nga grupet ekstremiste, rekomandime se kur dhe si të përdoren ato dhe ofron alternativa të ndryshme për përdorimin e atyre termeve. Ky raport thekson rëndësinë e rolit të mediave në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe domosdoshmërinë e raportimit të drejtë mbi ngjarjet që lidhen këtë fenomen, në mënyrë që publikut ti ofrohet pasqyrë e qartë e situatës dhe të mbyllen hapësirat potenciale për keq-interpretime.

Publikimit të udhëzuesit i paraprijnë takime të ndryshme me gazetarët dhe redaktorët e mediave lokale dhe nacionale dhe në bazë të mësimeve të nxjerra nga ato takime u bë vlerësimi i nevojës për standardizim të terminologjisë së përdorur, krijimin e kundër-mesazheve për propagandën e grupeve ekstremiste dhe shmangien e promovimit të pa qëllimshëm të individëve dhe grupeve të ndryshme me ideologji ekstreme.

Në lansimin e sotëm morrën pjesë përfaqësues të misioneve diplomatike, civile dhe ushtarake në Kosovë, gazetarë dhe redaktorë të mediave vendore, përfaqësues nga parlamenti dhe qeveria e Kosovës dhe përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile, të cilët vlerësuan lartë doracakun duke marrë parasysh nevojën për një të tillë.