1/06/2016
Drejtori i QKSS-së, Florian Qehaja i është kundërpërgjigjur artikullit të botuar me 22 Maj 2016 në gazetën New York Times ku thuhet se Kosova është tokë pjellore e ISIS-it.
Më poshtë mund të gjeni reagimin e publikuar në New York Times:
“Ky artikull paraqet kontekstin për rritjen e ekstremizmit islamik në Kosovë, por i bën jehonë vetëm anët e errëta të historisë, duke mos përmendur zhvillimet e fundit positive.
Pas përpjekjeve nga ana e Bashkësisë Islame, shoqërisë civile dhe Qeverisë, numri i luftëtarëve nga Kosova në luftërat e huaja ka rënë në mënyrë drastike që nga viti 2014. Tani janë vetëm 60 apo 70 në Siri nga 200 sa kanë qenë. Rreth 50 të tjerë janë vrarë në luftë, dhe pjesa tjetër është kthyer në shtëpi ose nuk mund të gjenden.
Duke krahasuar numrin e xhihadistëve me numrin e përgjithshëm të popullsisë (dhe jo duke llogaritur për kokë banori sic tregon artikulli), Kosova renditet e 14-ta në mesin e vendeve evropiane,dhe jo e para. Ky artikull nuk ka përfshirë gjetje se si Kosovarët e shohin vendin e tyre në botë.
Sipas një hulumtimi të bërë së fundmi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurise, 95 përqind e Kosovarëve i shohin Shtetet e Bashkuara dhe Europen (në vend të Rusisë dhe Turqisë) si partner strategjik të vendit të tyre.
Përderisa është e vërtetë se shtetet conservative si Arabia, kanë ndihmuar në shpërndarjen e praktikave jo tradicionale të islamit, këto grupe përfaqësojnë një minoritet në komunitetitn musliman në Kosovë."
Florian Qehaja