GRATË NË POLITIKË DHE NË SHOQËRI

26/05/2017

GRATË NË POLITIKË DHE NË SHOQËRI

Hulumtuesja e QKSS-së, Donika Emini është ftuar si folëse në Forumin Rinor Ballkanik 2017. Kjo ngjarje është organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer në Kosovë dhe ka mbledhur profesionistë të rinj nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Tema e diskutimit në panel ishte "Roli i grave në shoqërinë civile në Kosovë.

Paneliste të tjera të ftuara për të dhënë kontributin e tyre ishin:

Marigona Lajqi - KAS Kosovë

Remzije Istrefi - Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës

Jeta Krasniqi – Menaxhere e Projektit në Institutin Demokratik të Kosovës

Fokusi kryesor i diskutimit ishte roli i grave si aktiviste të shoqërisë civile, sfidat dhe përfshirja e përgjithshme në gratë në këtë sektor - jo vetëm në nivelin e mesëm dhe të ulët të menaxhimit, por edhe si drejtuese të organizatave të shoqërisë civile.  Donika e fokusoi prezantimin e saj në rolin e përgjithshëm të grave në sektorin e sigurisë, duke përfshirëkëtu edhe ato nga shoqëria civile që avokojnë për qeverisje të mirë, reformën e sektorit të sigurisë. Por gjithashtu, sfidat e grave që dëshirojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në sektorin e sigurisë.