11/07/2017
Qendra Kosovare për Studime të Sigurise, sot më 11 Korrik 2017, zhvilloi aktivitetin në komunën e Vitisë për fuqizimin e rolit te gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në radikalizëm. Ky event mblodhi të gjitha organizatat e grave në biznes dhe të tjera në Komunën e Vitisë të cilat meren kryesisht me ushqime tradicionale, punë vullnetare dhe janë pjesë aktive brenda komunitetit. Gjatë diskutimit u vlerësua që fuqizimi ekonomik i grave, hapja dhe mbështetja e bizneseve të reja si dhe edukimi i mirëfillët janë faktorët kryesorë që ndikojnë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe fuqizmin e gruas në përgjithësi.
Përfaqësueset nga Policia e Kosovës në komunën e Vitisë treguan që duhet të bëhet më shumë punë që gratë të vtëdijësohen në raportimin e rasteve të cilat kanë të bëjnë me ekstremizmin e dhunshëm si dhe bashkëpunimi në mes institucioneve dhe bashkësisë Islame në Viti.
Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit tre-vjeçar “Mbështetje e mëtejshme Institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm” I cili implementohet nga B&S Europe me mbikëqyrje nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe financohet nga Instrumenti për ndihmë Para-anëtarësuese (IPA) si pjesë e Komisionit Evropian. Qendra Kosovare për Studime të Sigurise (QKSS) është nën-kontraktor i B&S Europe, dhe është përgjegjëse për implementimin e komponentës 4 të këtij projektit që merret specifikisht me mbështetjen e institucioneve qendrore dhe locale të Kosovës në implementimin e strategjisë së lartëpëmendur.