21/07/2025
Më 21 Korrik 2025, në ambientet e QKSS në Prishtinë, u organizua një fokus grup i rëndësishëm në kuadër të projektit ndërkombëtar OppAttune, i financuar nga programi Horizon Europe. Ky aktivitet kishte për qëllim mbledhjen e perceptimeve dhe përvojave të qytetarëve lidhur me ekstremizmin politik, ndikimin e manipulimit në politikë, dhe sfidat që lidhen me hapësirën për debat demokratik në vendin tonë.
Në këtë fokus grup morën pjesë qytetarë të profileve të ndryshme – nga aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të organizatave rinore, e deri te akademikë dhe persona me përvojë në fushën e të drejtave të njeriut dhe çështjeve mjedisore.
📌 Gjatë diskutimit, u trajtuan tema të rëndësishme si:
Diskutimi u zhvillua në një atmosferë gjithëpërfshirëse dhe të sigurt, duke respektuar ndjeshmëritë individuale dhe duke mundësuar që çdo pjesëmarrës të ndante lirshëm mendimin e tij.
KCSS falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre të vlefshëm. Të dhënat dhe reflektimet e mbledhura do të ndihmojnë në ndërtimin e rekomandimeve për politikat publike dhe nismat për përmirësimin e dialogut politik në Kosovë.
OppAttune është një projekt i financuar nga Horizon-Europe që përfshin 17 partnerë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, i cili synon të zhvillojë një Model inovativ të Akordimit i cili do të gjurmojë, harmonizojë dhe kufizojë përhapjen e narrativave ekstreme politike. Bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian me Marrëveshjen e Grantit Nr. 101095170.