FOKUS GRUP NË KOMUNËN E PRIZRENIT - ANALIZIMI I PROCESIT TË RIINTEGRIMIT PËR LUFTËTARËT E HUAJ TË KTHYER NË KOMUNITET

20/11/2019

FOKUS GRUP NË KOMUNËN E PRIZRENIT - ANALIZIMI I PROCESIT TË RIINTEGRIMIT PËR LUFTËTARËT E HUAJ TË KTHYER NË KOMUNITET

Në kuadër të projektit "Analizimi i procesit të riintegrimit për luftëtarët e huaj të kthyer në komunitet" me datën 20 nëntor 2019, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizoi grupin e fokusit me qytetar nga Komuna e Prizrenit.

Qëllimi i këtij aktiviteti është analizimi i procesit të riintegrimit për luftëtarët e huaj të kthyer në Kosovë dhe identifikimi i sfidave në këtë proces. Përmes këtij aktivitveti, është diskutuar mbi gjendjen aktuale të procesti të riintegrimit të luftëtarëve të huaj dhe gatishmërinë e komunitetit të Prizrenit për ti pranuar ata. Në këtë takim morrën pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës, Komunës së Prizrenit, OJQ-të lokale dhe përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë.

Aktivitetet e këtij projekti gjithashtu kontribuojnë në zbatimin e planit të veprimit të strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

Ky projekt përkrahet nga Instituti Internacional Republikan (IRI) dhe implementohet në komunën e Gjilanit, Kaçanikut, Prizrenit, Prishtinës dhe Mitrovicës.