23/03/2018
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka organizuar fokus-grupin me qëllim të mbledhjes të dhënave për raportin monitorues dhe vlerësues të integritetit në sektorin e sigurisë – me fokus në Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Forcën e Sigurisë të Kosovës.
Ky fokus grup ka mbledhur përfaqësues të lartë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shoqërisë Civile, njohës të çështjeve të sigurisë dhe mediave.
Qëllimi i këtij fokus-grupi është nxitja e diskutimeve për çështjet më të rëndësishme të integritetit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke përfshirë këto fusha: prokurimin publik në MFSK, menaxhimin e burimeve njerëzore në MFSK/FSK, kontrollin e brendshëm, si dhe pavarësinë dhe parandalimin e konfliktit të interesit në MFSK/FSK.
Ky event u organizua në kuadër të programit të QKSS për ngritje të integritetit në sektorin e sigurisë, mbështetur nga Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).