DREJTORI I QKSS NË KONFERENCËN E ISA NË ATLANTA

21/03/2016

DREJTORI I QKSS NË KONFERENCËN E ISA NË ATLANTA

Drejtori i QKSS, Dr Florian Qehaja, ka marrë pjesë në Konferencën e Shoqatës për Studime Ndërkombëtare (ISA), e cila është mbajtur në Atlanta,ShBA, nga 16-19 mars 2016.

Konferenca e ISA është njëra ndër ngjarjet më prestigjioze akademike në fushën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ajo sjell teoricientët kryesor dhe akademikë të kësaj lamie nga e gjithë bota. Kjo konferencë solli më shumë se 5000 pjesëmarrës dhe kontribues me mbi 300 panele të organizuara. Z. Qehaja në konferencë mbajti një prezantim mbi konceptin e pronësisë vendore.