18/10/2015
Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini mori pjesë seminarin e tretë vjetor BALKAN SAYS organizuar nga Këshilli Euro-Atlantik i Sllovenisë. Seminari mblodhi së bashku profesionistë të rinj me qëllim për të diskutuar mbi sfidat e rëndësishme të sigurisë të rajonit të Ballkanit.
Seminari është projektuar në formën e diskutimeve të panelit dhe punëtori, duke u fokusuar në temat e mëposhtme:
• Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike;
• Ekstremizmit i dhunshëm dhe radikalizmi;
• Siguria e energjisë në Ballkanin Perëndimor;
• Kriza e Ukrainës dhe implikimet e saj për sigurinë evropiane.
Balkan SAYS – Seminar mbi Arkitekturën e Sigurisë është një seminar ndërkombëtar i sigurisë për të rinjtë. Misioni i këtij seminari është për të lidhur studentët dhe profesionistët e rinj për të diskutuar tema të rëndësishme të sigurisë me folës të shquar, dhe për të gjetur zgjidhje për çështjet më të rëndësishme të rajonit të Ballkanit.