Deklaratë në lidhje me arrestimin apo kidnapimin e tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

15/06/2023

Deklaratë në lidhje me arrestimin apo kidnapimin e tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

Prishtinë, 15 qershor 2023: Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), një think-tank lider në fushën e sigurisë në Kosovë, shprehë shqetësim të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës që lidhen me kidnapimin e tre anëtarëve të Policisë Kufitare. Dëshmitë në dispozicion sugjerojnë se rrëmbimi ndodhi në territorin e Kosovës, ishte i parapërgatitur dhe u krye nga njësitë speciale të Forcave të Armatosura dhe Xhandarmërisë Serbe.

*më poshtë në serbisht

Veprimet e marrë nga Qeveria Serbe në rrëmbimin e anëtarëve të Policisë së Kosovës paraqesin një eskalim të qëllimshëm, të paraparë dhe agresiv të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës. QKSS dënon me vendosmëri këto akte në dëm ndaj paqes dhe stabilitetit.

QKSS i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht NATO/KFOR dhe BE-së, për të shpejtuar kthimin e pjesëtarëve të Policisë në Kosovë. Gjithashtu, masa konkrete për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës duhet të zbatohen, pasi potenciali për konflikt vazhdon të rritet çdo ditë.

Është e rëndësishme të pranohet se qytetarët në veri të Kosovës janë ata që dëmtohen më së shumti nga situata aktuale. Shqetësimet legjitime të shprehura nga qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës lidhur me situatën aktuale meritojnë të dëgjohen me vëmendje.

QKSS i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës që të marrë një rol më proaktiv në lidhje me dialogun dhe së bashku me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë BE-në dhe Shtetet e Bashkuara, të bëjnë lëvizje konkrete drejt shtensionimit. Megjithatë, të njëjtat kërkesa shkojnë edhe ndaj autoriteteve serbe në Beograd, të cilët kishin rolin udhëheqës në përshkallëzimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës. Të dy palët duhet të kthehen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës nxjerrin në pah paqëndrueshmërinë e status quo-së dhe theksojnë nevojën urgjente për një zgjidhje të zbatueshme. Rruga e vetme përpara është zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën liderët e të dy vendeve kanë rënë dakord në shkurt të këtij viti. BE-ja duhet që sa më parë dhe pa vonesë të dorëzojë një plan të qartë të veprimit për zbatimin e marrëveshjes.

_________________________________________________________________

Izjava u vezi sa hapšenjem ili kidnapovanjem tri pripadnika Kosovske policije

Priština, 15. Jun 2023: Kosovski Centar za Bezbednosne Studije (KCBS), kao vodeći bezbednosni think-tank na Kosovu, izražava duboku zabrinutost zbog nedavnih događaja u severnom delu Kosova koji uključuju otmicu tri pripadnika granične policije . Dostupni dokazi sugerišu da se otmica dogodila na teritoriji Kosova, da je bila unapred planirana i da su je izvršile specijalne jedinice Vojske Srbije i Žandarmerije.

Radnje koje je preduzela Vlada Srbije prilikom otmice pripadnika Kosovske policije predstavljaju smišljenu, plansku i agresivnu eskalaciju tenzija u severnom delu Kosova. KCBS oštro osuđuje ova dela na štetu mira i stabilnosti.

KCBS poziva međunarodnu zajednicu, posebno NATO/KFOR i EU, da ubrzaju repatrijaciju policajaca nazad na Kosovo. Pored toga, moraju se primeniti konkretne mere za deskalaciju situacije u severnom regionu Kosova, pošto potencijal za sukob nastavlja da raste svakim danom.

Važno je priznati da su građani na severu Kosova ti koji najviše pate od sadašnje situacije. Legitimna zabrinutost koju su izrazili građani severnog dela Kosova u vezi sa trenutnom situacijom zaslužuju da se pažljivo saslušaju.

KCBS apeluje na Vladu Republike Kosova da preuzme proaktivniju ulogu u vezi sa dijalogom i zajedno sa međunarodnim partnerima, uključujući EU i Sjedinjene Države, preduzme konkretne korake ka deeskalaciji. Međutim, isti zahtevi se odnose i na srpske vlasti u Beogradu koje su imale vodeću ulogu u eskalaciji situacije na severu Kosova. Obe strane treba odmah da se vrate u dijalog koji vodi EU. Nedavni događaji u severnom regionu Kosova naglašavaju neodrživost statusa kvo i naglašavaju hitnu potrebu za održivim rešenjem. Implementacija Sporazuma o putu normalizacije odnosa između Kosova i Srbije, koji su lideri obe zemlje dogovorili u Februaru ove godine, je put napred. EU treba odmah da dostavi akcioni plan za implementaciju sporazuma bez odlaganja.