Rregullorja për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të ngacmimit seksual

1/09/2023

Parandalimi i ngacmimit seksual në vendin e punës është thelbësor për të arritur barazinë gjinore dhe për të krijuar një mjedis ku sigurohet harmonia dhe siguria në ambientin e punës. Kjo përfshin respektimin e të drejtave të njeriut, zbatimin e ligjit të punës, ligjin për barazinë gjinore dhe konventat ndërkombëtare relevante Ngacmimi seksual paraqet një shkelje penale. Sipas Nenit 183, Paragrafi 2 i Kodit Penal, ngacmimi seksual përfshin çdo formë të sjelljes verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, e cila është e padëshiruar dhe ka si qëllim cenimin e dinjitetit të personit, duke krijuar një mjedis që është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues. Rregullorja e QKSS, për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të ngacmimeve seksuale është një komponent i rëndësishëm i strukturës së rregulloreve të punës dhe politikave të brendshme të organizatës. Kjo rregullore ka për qëllim të krijojë një mekanizëm të strukturuar dhe efikas për trajtimin e ankesave për ngacmim seksual. Përmes kësaj rregulloreje, QKSS angazhohet në forcimin e standardeve dhe praktikave të qarta që ndihmojnë në parandalimin e ngacmimeve seksuale dhe menaxhimin e tyre në vendin e punës. Kjo përfshin ndërgjegjësimin e punonjësve/eve, trajnimin për identifikimin e sjelljeve të padëshiruara, procedurat e ankesave dhe hetimeve të rasteve, si dhe masat disiplinore për ata që shkelin këto rregulla.

E PUBLIKUAR NGA Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

AUTORË Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Mbështetur nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë