Politika për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve

1/08/2023

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) njeh rëndësinë e mbrojtjes së mirëqenies dhe të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve që mund të jenë ndonjëherë pjesë e projekteve apo aktiviteteve të saj. Kjo politikë është e projektuar për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve brenda kuadrit të aktiviteteve të QKSS. Duke u përputhur me kuadrin ligjor dhe politikën e mbrojtjes së fëmijëve në Republikën e Kosovës, veçanërisht Ligjin Nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijëve, QKSS është e përkushtuar për të parandaluar dhunën fizike dhe mendore, abuzimin, shfrytëzimin, neglizhencën dhe çdo formë dëmtimi që rrezikon sigurinë, shëndetin, arsimimin dhe zhvillimin e tyre të përgjithshëm. Kjo politikë përcakton përgjegjësitë dhe udhëzimet për personelin e QKSS që punon me fëmijë, me synimin për të garantuar mbrojtjen dhe mirëqenien e tyre.

E PUBLIKUAR NGA Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

AUTORË Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Mbështetur nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë