Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

26/11/2013

Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni
PUBLISHED BY

Kosovar Centre for Security Studies and Friedrich Ebert Stiftung

Supported by

Friedrich Ebert Stiftung

AUTHORS

QKSS, IDM & Analytica

Download

Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka përjetuar një të kaluar komplekse të konflikteve dhe mosbesimit ndërmjet grupeve etnike dhe strukturave shtetërore. Zinxhiri i konflikteve në këtë rajon ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme ndërkombëtare. Në aspektin gjeografik, ky rajon gjendet në kufi me BE-në. Prandaj, shtetet e Ballkanit Perëndimor, pas pavarësimit të tyre, është dashur të përballen më shumë probleme të cilat u bënë edhe më të dallueshme krahas vendimit dhe aspiratës për t‟u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. 

Duke qenë gjeografikisht afër BE-së, sfidat më të cilat përballen shtetet e Ballkanit Perëndimor në praktikë janë duke pasur ndikim në BE-në në tërësi. Mungesa e stabilitetit dhe strukturat e dobëta të sigurisë shtetërore kanë krijuar një vakum të sigurisë që shkoi në favor të grupeve të krimit të organizuar. Në anën tjetër, çështjet si lëvizjet e mëdha të refugjatëve dhe azilkërkuesve paraqesin një sfidë të madhe për shumë shtete të BE-së. Akterë të shumtë ndërkombëtarë kanë qenë të përfshirë drejtpërsëdrejti dhe tërthorazi përmes misioneve dhe programeve të ndryshme me qëllim që të sjellin stabilitet të gjatë e të qëndrueshëm në rajon. 

Aspiratat për anëtarësim dhe perspektivë në BE bashkë me asistencën e BE-së kanë krijuar bazën e bashkëpunimit rajonal, politik dhe socio-ekonomik zhvillimor. Megjithatë, një numër shtetesh të Ballkanit Perëndimor janë në nivele të ndryshme të marrëdhënieve kontraktuese me BE-në. Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia po përballen me sfida të rënda në kuptim të sundimit të dobët të ligjit, tensioneve ndëretnike dhe mungesës së bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në sektorin e sigurisë. 

Të pasurit sektor gjithëpërfshirës të sigurisë dhe bashkëpunim më të madh rajonal shihet si mekanizëm stabilizues, së pari duke qenë në gjendje të ofrojë siguri për qytetarët dhe duke siguruar se rajoni nuk do të bëhet një sfidë sigurie për Bashkimin Evropian. Aspiratat evropiane kanë shtyrë shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt reformave të gjera dhe çështja e sektorit të sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni është një nga çështjet kryesore në të cilën janë përfshirë shumë akterë të jashtëm ndërkombëtarë. Meqë edhe anëtarësia në NATO dhe në BE janë të ndërlidhura, më 2003, NATO dhe BE kanë vendosur të punojnë në një qasje të përbashkët strategjike për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. F

okusi kryesor i ndikimeve të jashtme në reformimin e sistemit të sigurisë është anëtarësia në NATO dhe BE me fokus në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit (PSA) dhe procesin e Liberalizimit të Vizave. Gjersa NATO ka fokus të lartë në reforma në aspektin e mbrojtjes dhe ushtrisë, përpjekjet e institucioneve të BE-së të pranishme në ato shtete janë me fokus në çështje të qeverisjes dhe reformës policore. Meqë të tri vendet kanë shprehur vullnetin e tyre politik për të hyrë në procesin e integrimeve, BE-ja u ka ofruar dhe është përfshirë në procesin të cilit në këtë dokument i referohemi si “evropianizimi” i strukturave të sigurisë dhe qeverisjes. 

Megjithatë, BE-ja ka prirje ta shohë sektorin e sigurisë nga një perspektivë më e gjerë që shpeshherë nënkupton një numër të madh fushash në kuadër të “sundimit të ligjit”. I tillë është rasti me këtë Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni 9 publikim, që vlerëson në mënyrë të përgjithshme progresin e arritur në segmente të ndryshme të sundimit të ligjit të tri shteteve të rajonit. Ky publikim dhe fushëveprimi i hulumtimit kanë për qëllim t‟i krahasojnë tri shtetet – Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë – dhe t‟i analizojnë gjendjet e tyre aktuale në rrugëtimin drejt anëtarësisë në BE. Të tri vendet janë fqinje të njëra-tjetrës dhe përbëjnë pjesën jugore të rajonit të Ballkanit Perëndimor. 

Meqë BE promovon të njëjta reforma dhe kërkesa për të gjitha shtetet e mundshme anëtare, analizimi dhe krahasimi i tri rasteve të studimit është më i lehtë dhe më koherent. Hulumtuesve u janë dhënë udhëzime dhe u është siguruar metodologjia e njëjtë e cila është përpiluar nga udhëheqësi i projektit – Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Secili rast i studimit është me fokus në marrëdhëniet aktuale kontraktuese me BE-në me vëmendje të posaçme në: a) sundimin e ligjit, b) reformat policore, (c) menaxhimin efektiv të kufijve, (d) lëvizjet e migracionit dhe (e) regjimet e vizave dhe të azilit. Ky publikim është i ndarë në katër kapituj kryesor. Kapitulli I ofron një analizë të thellë krahasuese të sfidave të rëndomta të sigurisë me të cilat përballet ky rajon, si dhe perspektivat, sfidat dhe pengesat e ardhshme gjatë procesit.

 Ndonëse të tri shtetet kanë nivele të ndryshme të marrëdhënieve kontraktuese me BE-në, ato megjithatë ndajnë një proces të përbashkët të reformave karshi BE-së. Kapitulli II i ofron lexuesit një analizë të procesit të “evropianizimit”në Shqipëri. Kapitulli III shtjellon dhe diskuton sfidat kryesore me të cilat përballet Kosova në rrugën drejt anëtarësisë së BE-së. Dhe në fund, por jo me më pak rëndësi, Kapitulli IV, apo rasti i Maqedonisë, demonstron reformën aktuale më të rëndësishme në sektorin e sigurisë dhe pengesat me të cilat Maqedonia është duke u përballuar aktualisht. 

Ekipi dëshiron të shpreh falënderim dhe mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin e ofruar nga Friedrich Ebert Stiftung (FES) si dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) për menaxhimin dhe kontributin në këtë projekt. Jemi mirënjohës ndaj partnerëve tonë Analytica- Maqedoni dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) Tiranë.