Monitorimi dhe vlerësimi i integritetit në institucionet e sigurisë në Kosovë

27/10/2017

Monitorimi dhe vlerësimi i integritetit në institucionet e sigurisë  në Kosovë
PUBLISHED BY

Kosovar Center for Security Studies (KCSS)

Supported by

Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i nancuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

AUTHORS

Arife Muji, Plator Avdiu

Download

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar dy raporte monitoruese për integritetin dhe qeverisjen e brendshme në sektorin e sigurisë në Kosovë, për Policinë e Kosovës (PK) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Në vijim do të pasqyrohen gjetjet kryesore të grumbulluara gjatë periudhës monitoruese për këto dy institucione.

Besueshmëria, qeverisja e brendshme, dhe integriteti janë parimet kryesore që garantojnë funksionalizim të qëndrueshëm dhe kredibil të institucioneve të sigurisë në Kosovë. Ky raport monitorues dhe vlerësues i integritetit në institucionet e sigurisë në Kosovë publikohet për herë të tretë nga QKSS e që mbulon periudhën prej një vjeçare prej tetor 2016 – tetor 2017.

Ky raport është realizuar me përkrahjen nga projekti për Promovim të Shoqërisë Demokratike (DSP) i cili është i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe i menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja e këtij  raporti është përgjegjësi e QKSS-së  dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SCO-K apo KCSF-së.