QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË
shpall
KONKURS
për
PRANIMIN E HULUMTUESVE NË TEREN
Konkursi është i hapur deri me:
30 Shtator 2014
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), qendër kjo hulumtuese jo-qeveritare (think tank) e cila merret me studimet e politikave të sigurisë, sundimit të ligjit dhe drejtësisë, duke filluar nga data 17 Shtator 2014 hap konkurs për pranimin e hulumtuesve ne terren. Konkursi mbetet i hapur për 14 ditë nga dita e hapjes së tij, pra deri me datën 30 Shtator 2014. Interesimet pas kësaj date nuk do të merren parasysh.
Kohëzgjatja e angazhimit është dy javë, me angazhim 40 orë në javë. Personi i autorizuar i QKSS-së do të informoj kandidatët e përzgjedhur për intervistë. Mos-kontaktimi i juaj deri me datën 01 Tetor 2013 nënkupton se ju nuk jeni përzgjedhur për intervistë.
Kriteret esenciale të përzgjedhjes:
• Të jetë student në fakultetet e shkencave sociale (shkenca politike, sociologji, juridik);
• Të shpreh interesim dhe gatishmëri për hulumtim në shkencat sociale në përgjithësi dhe çështje të sigurisë në veçanti;
• Të ketë njohuri bazike të përdorimit të metodave të hulumtimit shkencor;
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• CV
• Letërnjoftimi/Pasaporta e skanuar
Më shumë informata rreth Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë mund të gjeni ne web-faqen e saj zyrtare www.qkss.org. Aplikacionet duhet të dërgohen në mënyrë elektronike vetëm tek personi kontaktues si më poshtë.
Donika Emini,
Hulumtuese/Zyrtare e Projektit
E-mail: [email protected] & [email protected]m