1/09/2024
Ftesë për ofertim
Aktiviteti 1: Dialogët për ndërtimin e paqes – 3 dite (07-08-11-12-13 Dhjetor, 2024)
Aktiviteti 2: Punëtori mbi tregimet dixhitale – 2 dite (26-27 Nentor, 2024)
Aktiviteti 3: Punëtoritë e Dialogut Ndërkulturor - 4 dite (30 Nentor, 01-03-04 Dhjetor 2024)
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë po zbaton projektin “Fuqizimi i të rinjve të margjinalizuar etnikisht në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë ” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Projekti "Fuqizimi i të rinjve të margjinalizuar etnikisht në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë" synon të përforcojë dhe shfrytëzojë potencialin dinamik të të rinjve etnikisht të margjinalizuar, duke siguruar rolin e tyre kryesor në formësimin e së ardhmes së rajonit.
Duke njohur diversitetin dhe sfidat e të rinjve, veçanërisht në mesin e të margjinalizuarve, nisma synon të nxisë një mjedis gjithëpërfshirës ku çdo zë vlerësohet dhe dëgjohet. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të organizojë disa aktivitete për të cilat eshte i nevojshëm ambienti per zhvillimin e tyre, akomodimi dhe sherbimi per ushqim i pjesmarresve.
Kushtet për pjesëmarrje: Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 20.11.2024, në adresën e e-mailit: [email protected].
Specifikimet teknike:
Përshkrimi i mallit/ shërbimit/ Çmimi/njësi pa TVSH
1. Sallë takimi me kapacitet deri 20 respektivisht 30 pjesmarrës
2. Ushqim dhe pije jo alkoolike 20 respektivisht 30 pjesëmarrës *2 ditë ( kafe + pije freskuese + Supë + peshk ose mish me garniturë).
Specifikime të përgjithshme teknike:
Sallat duhet të kenë kushte të mira për sistemimin e pjesmarrësve, me energji elektrike të vazhdueshme dhe me kondicionim. Shërbimi të jetë cilesor dhe në momentet e kërkuara. Dreka për 20 respektivisht 30 pjesmarrës duhet të ofrohet në ambientet e organizimit të aktivitetit. Ofrimi i ketij shërbimi kërkohet për periudhën: nentor dhe dhjetor 2024.
Kushte të përgjithshme:
1) Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;
2) Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e komunes se Prishtinës
3) Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës [email protected] brenda datës 20.11.2024
4) Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.
Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në EUR dhe pa TVSH , duhet të paraqesin edhe këto dokumenta: 1) Licencën për ushtrimin e aktivitetit / Ekstraktin e marre deri një ditë para postimit te ofertes; 2) Ofertën financiare për çdo produkt sipas përshkrimit më sipër.
Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.