Hulumtues
Shpat Balaj punon si Hulumtues dhe Zyrtar i Projektit në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë nga Qershori 2017.
Shpati ka zhvilluar një seri hulumtimesh, raporte të politikave dhe artikuj mbi përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë në sektorin e sigurisë, integritetin e institucioneve të sigurisë dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Me përvojë mbi 7 vjet në sektorin joqeveritar dhe privat, Shpati ka përvojë të gjerë në hulumtim, menaxhim të projekteve, ndërtimin e kapaciteteve, komunikim dhe zhvillim strategjik. Shpati ka participuar në shumë trajnime në lidhje me sigurinë, avokimin dhe menaxhimin e projekteve. Ai ka përfunduar studimet Bachelor për Studime të Sigurisë në Kolegjin ISPE në Prishtinë.