Hulumtues
Alban iu bashkua QKSS si hulutmtues për çështje të integritetit të sektorit të sigurisë. Më herët ai ka shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe ka qenë hulumtues pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë, ku puna e tij ka qenë e përqëndruar në procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, çështje të mirëqeverisjes së administratës shqiptare, si dhe në mbikëqyrjen e sektorit të mbrojtjes.
Albani është diplomuar për shkenca politike në vitin 2011 pas përfundimit të studimeve pranë Akademisë së Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkohë në vitin 2016 u diplomua me Master për Politikën dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lindjes së Mesme nga Universiteti i Ekseter në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet programit të bursave “Chevening”. Prej tetorit 2023, ai do të jetë kandidat për doktoraturë për studime rajonale (Lindje e Mesme) pranë Universitetit të Oksfordit