RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - MONITORIMI DHE VLERËSIMI I INTEGRITETIT NË INSTITUCIONET E SIGURISË NË KOSOVË

26/05/2016

RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES - MONITORIMI DHE VLERËSIMI I INTEGRITETIT NË INSTITUCIONET E SIGURISË NË KOSOVË
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Mbështetur nga

DSP, SCO-K, KCSF

AUTORË

Skender Perteshi, Plator Avdiu

Shkarko

Rezultatet e Barometrit Kosovar të Sigurisë për pesë vite me rradhë kanë listuar Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës si institucionet më të besueshme nga qytetarët e Kosovës. Megjithatë, ende ka shumë për tu bërë në drejtim të përsosmërisë së këtyre institucioneve.

Megjithë faktin se korniza ligjore për garantimin e integritetit në institucionet e sigursë është solide dhe ende po vazhdon të përmirësohet, gjetjet tregojnë se edhe më tutje kapacitetet administrative dhe mekanizmat për të garantuar implementim të shëndoshë të kësaj kornize dhe funksionim të shëndoshë të integritetit institucional në këtë sektor ende janë nën nivelin e dëshiruar. Në gjë e tillë e afekton  performancën e këtyre institucioneve duke rrezikuar rënjen e nivelit të besuëshmërisë  së qytetarëve të Kosovës ndaj Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Forcës së Sigurisë e cila për momentin është mjaftë e lartë.

Ky raport është realizuar me përkrahjen nga projekti për Promovim të Shoqërisë Demokratike (DSP) i cili është i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe i menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja e këtij  raporti është përgjegjësi e QKSS-së  dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SCO-K apo KCSF-së.