icon

Integriteti në Sektorin e Sigurisë dhe Sundimi i Ligjit

Rreth Programit

Ky program, i themeluar në vitin 2015, ngërthen në vete dy fusha shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e proceseve tranzicionale të sigurisë në Kosovë: integritetin në sektorin e sigurisë dhe sundimin e ligjit në përgjithësi. Përmes monitorimit, QKSS synon të raportojë për problemet që sfidojnë sektorin e sigurisë, si dhe të avokojë për zgjidhjen e tyre. Hulumtimet kryesore në kuadër të këtij programi përfshijnë fushat e menaxhimit me burime njerëzore në këtë sektor, transparencës, llogaridhënies, menaxhimit të financave, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rastet e korrupsionit, politizimit potencial të sektorit të sigurisë në Kosovë etj. 

Përveç këtyre, QKSS synon që përmes hulumtimeve mbi nevojat, trajnimeve, kornizave dhe udhërrëfyesve të bëjë ngritjen e kapaciteteve të sektorit të sigurisë në mënyrë që ky sektor të arrijë standardet e nevojshme në këtë fushë.