QKSS takohet me Nënkryetarin e Komunës së Lipjanit për krijimin e Forumeve të Komunitetit për Interes Publik (CFPI)

24/01/2023

QKSS takohet me Nënkryetarin e Komunës së Lipjanit për krijimin e Forumeve të Komunitetit për Interes Publik (CFPI)

Gjatë javës përfaqësuesit e QKSS-së u takuan me nënkryetarin e Komunës së Lipjanit, z.Diamant Bytyqi, për ta prezantuar me projektin FIERC dhe për të inicuar krijimin e Forumeve të Komunitetit për Interes Publik (CFPI).

Gjatë takimit, Nënkryetari Komunës së Lipjanit Z. Bytyqi shprehu përkrahje për iniciativën e themelimit të CFPI-ve dhe tregoi gatishmërinë e Komunës së Lipjanit për të punuar për të avansuar marrëdhëniet ndëretnike përmes integrimit të mençur. QKSS shprehë mirënjohje për Komunën e Lipjanit për bashkëpunim në kauzën e përbashkët për përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike. Gjatë javëve në vijim do të mbahet takimi i parë i Forumit të Komunitetit për Interes Publik në këtë Komunë.

Forumet e Komunitetit për Interes Publik (CFPI) paraqesin një ndër komponentët kryesorë të projektit FIERC. Ato do të shërbejnë si platformë për takime ndërmjet strukturave komunale dhe përfaqësuesve të komunitetit për të diskutuar çështjet dhe sfidat e përbashkëta të komuniteteve që jetojnë në komunat e Kosovës. CFPI-të po ashtu kanë për qëllim të lehtësojnë komunikimin dhe qasjen e komunitetit me autoritetet vendimmarrëse komunale, me fokus kryesor në avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndëretnik.

Ky takim është organizuar në kuadër të projektit “Nxitja e Marrëdhënieve dhe Bashkëpunimit Ndëretnik” (FIERC), implementuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në partneritet me Iniciativën e Re Sociale (NSI), financuar nga Fondi i Paktit të Stabilitetit i Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë.