Mbledhja e Parë e Forumit të Komunitetit për Interes Publik (CFPI) në Lipjan

13/04/2023

Mbledhja e Parë e Forumit të Komunitetit për Interes Publik (CFPI) në Lipjan

Më datë 12 Prill 2023 u realizua mbledhja e parë inaguruese e Forumit të Komunitetit për Interes Publik për Komunën e Lipjanit.

Mbledhjen e nisi nënkryetari i Komunës së Lipjanit, njëherit Kryesues i Forumit të Komunitetit për Interes Publik në Komunën e Lipjanit z. Diamant Bytyqi i cili informoi antarët rreth marrëveshjes së bashkëpunimit të arritur mes Komunës së Lipjanit dhe Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë - QKSS për realizimin e projektit FIECR.

QKSS falenderoi Komunën e Lipjanit për bashkëpunimin dhe njoftoi antarët rreth projektit FIECR, nëpërmjet të cilit do të arrihet bashkëpunimi në nivel komuniteti mes grupeve etnike shumicë dhe joshumicë në Kosovë. Ndër të tjera, u theksua se do të mundohet që nëpërmjet aktiviteteve që do të realizohen të arrihet një infrastrukturë e paqës në komunat me më shumë qytetarë nga komunitetet joshumicë. Antarët e CFPI-së u njoftuan për realizimin e 10 projekteve të vogla, identifikimin e idesë për realizimin e iniviatives qytetare me interes publik, grantet që do të jepen për Start Up etj.  

Për pjesëmarrësit u prezentua edhe Mentori për Forumin e Komunitetit për Interes Publik në Komunën e Lipjanit z. Qëndrim Gashi i cili do të bëjë koordinimin e punëve të forumit dhe do të punojë ngushtë me kryesuesin dhe anëtarët e Forumit.  

Forumet e Komunitetit për Interes Publik (CFPI) paraqesin një ndër komponentët kryesorë të projektit FIERC. Ato do të shërbejnë si platformë për takime ndërmjet strukturave komunale dhe përfaqësuesve të komunitetit për të diskutuar çështjet dhe sfidat e përbashkëta të komuniteteve që jetojnë në komunat e Kosovës. CFPI-të po ashtu kanë për qëllim të lehtësojnë komunikimin dhe qasjen e komunitetit me autoritetet vendimmarrëse komunale, me fokus kryesor në avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndëretnik.

Projekti FIERC - Nxirja e bashkëpunimit dhe pajtimit ndëretnik implementohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë - QKSS dhe New Social Initiative (NSI) me përkrahjen e Fondit të Paktit të Stabilitetit të Zyrës së Jashtme Federale Gjermane.