Gara e Eseve- Barometri i Sigurisë i Ballkanit Perëndimor

7/02/2023

Gara e Eseve- Barometri i Sigurisë i Ballkanit Perëndimor

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka hapur thirrjen për Garën e Eseve të Barometrit për Siguri të Ballkanit Perëndimor.

 Programi i garës së eseve ka për qëllim që të ndihmojë studentët të avancojnë më tej kapacitetet dhe aftësitë e tyre hulumtuese, dhe të shërbejë si platformë për publikimin e këtyre eseve. Të dhënat që do të analizohen nga studentët do të merren nga platforma e Barometrit të Sigurisë së Ballkanit perëndimor, në: https://securitybarometer.qkss.org/ .

Ky program do të ketë dy faza: e para do të jetë një program trajnimi për studentët e interesuar, ku ata do të njoftohen më shumë rreth metodës kuantitative të hulumtimit dhe shkrimit akademik; ndërsa faza e dytë përfshinë pjesën e shkrimit të eseve, dhe vlerësimit profesional të tyre. 

QKSS në fund do të zgjedhë tri esetë më të vlerësuara të cilat do të publikohen dhe do të shpërblehen me bursë.

Studentët e interesuar mund të aplikojnë përmes këtij linku.

Thirrja do të jetë e hapur deri më 28 Shkurt.