Anketë online lidhur me perceptimet e migrantëve ndaj Evropës por edhe sfidat, pengesat dhe problemet aktuale

28/10/2020

Anketë online lidhur me perceptimet e migrantëve ndaj Evropës por edhe sfidat, pengesat dhe problemet aktuale

Të nderuar partnerë, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me partnerët evropianë, në kuadër të aktiviteteve të projektit PERCPETIONS që është pjesë e Programit Horizon 2020 të Bashkimit Evropian, ka lansuar anketën me profesionistët në fushën e migrimit.

Qëllimi i këtij aktiviteti është anketimi i zyrtarëve të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë, rajon dhe Bashkimin Evropian lidhur me perceptimet e migrantëve ndaj Evropës, por edhe sfidat, pengesat dhe problemet aktuale sa i përket këtyre perceptimeve. Për më tepër, anketa synon të hulumtojë se si perceptimet e pasakta ndaj Evropës ndikojnë në vendimin e migrantëve për t’u larguar nga vendet e tyre.

Anketa mund të plotësohet online dhe gjendet në këtë vegëz:

https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/PERCEPTIONS_first-line_practitioner_survey_2020_OPEN

#Perceptions #PerceptionsEU #migration #H2020 #EuropeanUnion #PerceptionsSurvey