Punëtoria e Projekti Rajonal
E organizuar nga
CEDEM - DCAF - BCSP
Në kuadër të Projektit Rajonal:
"Ndërtimi I kapaciteteve të shoqërisë civile në vlerësimin e Sektorit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor”
Vendi: Kolasin, Mali i Zi
Data: 14-17 Dhjetor 2010
Projekti rajonal “ Ndërtimi I Kapaciteteve të Shoqërisë Civile në Vlerësimin e Sektorit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor” është një projekt regional hulumtues i cili synon që të mbështes zhvillimin e hulumtimeve individual duke përdorur metodologji të përbashkët nga të gjitha organizatat të cilatë janë pjesë e këtij projekti. Anëtare të këtij projekti rajonal hulumtues janë nga një organizatë prej secilit shtet të Ballkanit Përëndimor ku përfihen: IDM (Shqipëri), CSS (Bosnje dhe Hercegovinë), IMO (Kroaci), KCSS (Kosovë), Analytica (Maqedoni), CEDEM (Mali i Zi) and BCSP (Serbi).
Me qëllim të arritjes së një metodologjije konsensuale dhe po ashtu me qellim të ngritjes së kapaciteteve dhe njohurive akademike, ky projekt ka paraparë zhvillimin e Punëtorive të rregullta. Kështu një ekipë hulumtuese e QKSS-së e përbërë nga Mr. Florinan QEHAJA – Hulumtues i Lartë, Mr. Mentor VRAJOLLI - Hulumtues and Skender PERTESH – Hulumtues i Ri morrën pjesë në Puntorinë e 6-të të organizuar në kuadër të këtij projekti. Në këtë puntori të gjitha palët u pajtuan që të vazhdojnë me hulumtime në kriterin e radhës “Kontrolli Gjyqsor” si dhe të punojnë në përmirësimin e kritereve të mëparshme.
Me këtë rast ekipi I QKSS-së pjesëmarrës në këtë punëtori e falënderon CEDEM për të gjitha aranzhimet logjistike dhe mikpritjen e tregtuar.